Pasuria e Paluajtshme dhe Ndërtimi
Sektori i ndërtimit dhe i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka kaluar përmes një rritjeje dinamike, duke u bërë ndër sektorët më tërheqës të investimeve në treg. Zyra ofron këshillim të besueshëm dhe gjithëpërfshirës, veçanërisht në procesin e ndërlikuar të fitimit ose të sigurimit ndryshe të pasurisë së paluajtshme. Zyra ofron gjithashtu këshillim dhe asistencë në marrjen e lejeve dhe liçencave të nevojshme për ndërtimin e godinave dhe objekteve të tjerë.
Shërbimet e zyrës në këtë fushë përfshijnë:
- këshillim dhe asistencë në lidhje me fitimin e pasurive të paluajtshme;
- këshillim dhe asistencë në marrjen e liçencave dhe lejeve të nevojshme për zhvillimin e pasurisë së paluajtshme
- çështje rregullatore