MË SHUMË RRETH NESH
Studio është themeluar me qëllim që t’ju ofrojë klientëve të saj shërbim të specializuar në fushën e së drejtës, duke i përfaqësuar ata në çështjet e tyre me një shtrirje kombëtare dhe ndërkombëtare, në të gjitha nivelet e gjykimit.
Studio jonë, është e përbërë nga një staf i specializuar dhe me një eksperiencë të gjatë, me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë klientëve tanë. Efikasiteti dhe shpejtësia e shërbimeve që ofron janë tiparet që e karakterizojnë atë.
Ne u garantojmë klientëve tanë, komunikim të shpejtë dhe të detajuar, korrektësi dhe ndershmëri.
Ne nuk japim informacione konfidenciale që kanë të bëjnë me klientët tanë, pa miratimin paraprak nga ana e tyre.
Ne i këshillojmë klientët tanë në mënyrë profesionale e konstruktive në momentin e duhur, lidhur me problematikat e çështjes së paraqitur.
Ne i shpjegojmë klientëve tanë ligjin dhe linjën e veprimeve ligjore që do të ndjekim, duke evidentuar pasojat e mundshme në favorin apo në disfavorin e tyre.
Ne i informojmë klientët tanë për çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me përfaqësimin në kohë, me qëllim që të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga ligji.
Ne veprojmë me objektivitet dhe në interesin më të lartë të klientëve tanë, për zgjidhjen më të përshtatshme të problemeve apo konflikteve të tyre.