Pronësia Intelektuale
Zyra është një nga më të njohurat në tregun shqiptar për trajtimin e pronësisë intelektuale të të gjitha llojeve.
Zyra ofron shërbime juridike në fushën e pronësisë intelektuale, si në atë të pronësisë industriale (patentat për shpikje, modelet e përdorimit, disenjot industriale, markat tregtare, treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës), ashtu dhe në të drejtën e autorit.
Zyra ofron mbrojtje të gjerë të të drejtave të pronësisë intelektuale të një standardi të lartë për një numër të konsiderueshëm klientësh nga mbarë bota.
Për mbrojtjen e këtyre të drejtave, zyra ndjek dhe merret nga afër me ndryshimet e akteve ligjore kombëtare dhe të akteve ligjore ndërkombëtare të njohura dhe ratifikuara nga Shqipëria. Zyra i kushton një vëmendje të veçantë pajtueshmërisë me të gjitha standardet e njohura të vendosura tashmë dhe që monitorohen nga entitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, duke punuar e lidhur ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI).
Zyra ka kontribuar vazhdimisht dhe aktivisht për zhvillimin e fushës së pronësisë intelektuale në Shqipëri, duke botuar një numër artikujsh dhe botimesh të tjera si “Markat Tregtare – Pjesa I” (2014), “Licensimi i detyrueshëm në Europë: Një vështrim vend-më-vend”, botim i Akademisë Europiane të Patentave 2018).
Shërbimet që ofron zyra në fushën e pronësisë intelektuale janë të shumta dhe mbulojnë tërësisht fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale, të tilla si:
E drejta e autorit
- Këshillim dhe asistencë juridike në lidhje me zbatimin dhe ekzekutimin e ligjeve evoluese të të drejtave të autorit;
- Përfaqësim të subjekteve përpara Drejtorisë së të Drejtave të Autorit, Këshillit Kombëtar të të Drejtave të Autoriti, arbitrazhit dhe gjykatave.
Pronësia industriale
Për objektet e pronësisë industriale, si patentat për shpikje, modelet e përdorimit, markat tregtare, disenjot industriale, treguesit gjeografikë (kombëtare ose ndërkombëtare) dhe emërtimet e origjinës, zyra ofron këto shërbime bazë:
- Depoziton aplikime (kombëtare ose ndërkombëtare) për regjistrimin e çdo objekti të pronësisë industriale, si dhe ndjek procedurat ligjore deri në kryerjen e regjistrimit;
- Trajton kërkesat për shtrirje dhe validime të patentave;
- Përkujdeset në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me të gjitha llojet e ripërtëritjeve dhe mbajtjeve në fuqi;
- Regjistron marrëveshjet e liçensimit, kontratat e pengut, ndryshimet e pronësisë, ndryshimet e emrit dhe/ose adresës dhe veprimet e tjera që lidhen me këto objekte;
- Kryen verifikime/hetime
- Përgatit opinione ose raportime
Përfaqëson subjektet shqiptarë dhe të huaj përpara gjykatave dhe çdo autoriteti tjetër publik dhe shtetëror që ka lidhje me të drejtat e pronësisë intelektuale.
Emrat domain
Zyra paraqet kërkesa për regjistrimin dhe ripërtëritjen e emrave domain përpara agjencisë rregullatore përgjegjëse, si dhe ndjek të gjitha procedurat ligjore deri në kryerjen e regjistrimit dhe ripërtëritjes.